Flash News

KRYESORE

Video/Liqeni i Thatë i mbindotur, breshkat notojnë në ujërat e ndenjura

Video/Liqeni i Thatë i mbindotur, breshkat notojnë në ujërat

*Nga Jona Kazani

Zona e Liqenit të Thatë pranë Kopshtit Zoologjik, vazhdon të jetë e ndotur.

Uji, ku lahen ato pak rosa dhe pata të Kopshtit Zoologjik, ka një ngjyrë të turbullt për shkak të papastërtive.

Në këtë pjesë të Liqenit të zë syri edhe disa breshka uji, të cilat pasi notojnë, dalin të thahen në një cep të vogël betoni.

Një element tjetër shqetësues është edhe era e pakëndshme, që vjen si rezultat i ndotjes.

Ndërkohë, nga ana e Bashkisë nuk janë marrë masa për pastrimin e kësaj zone, e cila vizitohet nga shumë qytetarë e turistë.

https://youtu.be/nLkBqbsH_v4

Të fundit