Flash News

KRYESORE

Video/ Liverpool fiton Ligën e Kampioneve, Salah dhe Origi mposhtin Tottenahm

Video/ Liverpool fiton Ligën e Kampioneve, Salah dhe Origi mposhtin

Liverpool u kurorëzua në Madrid si mbreti i Evropës pasi fitoi me rezultatin 2-0 kundër Tottenham. Të kuqtë kishin që nga vitit 2005 që e prisnin këtë moment dhe ia dolën falë golave të Divock Origi-t dhe  Mo Salah-ut.

Fitorja e tretë në këtë sezon ndaj spërsave u dha atyre çmimin më të rëndësishëm të kontinentit, sukses që e arritën për herë të gjashtë në historinë e klubit.

Liga e Kampioneve është goxha ngushëllim, pasi ata humbën titullin kampion në Angli në maj në betejën kundër Manchester City-t.

Liverpool-i e nisi mirë takimin, pasi pas vetëm 2 minutash lojë, arbitri Damir Skomina akordoi penallti në favor të tyre pas një prekjeje të topit me dorë shumë të diskutueshëm.

Për Klopp-in ky është trofeu i parë si trajneri i të kuqve, ndërkohë që në përfundim të takimit zhgënjimi ishte i dukshëm në fytyrat e spërsave.

Nga tre gjuajtje në portë, Liverpool shënoi dy herë. Ndërkohë Tottenham edhe pse dominoi si në gjuajtjet në portë ashtu edhe në zotërimin e topit, nuk arriti që të bënte më shumë se sa të detyronte gardianin rival Alisson Becker që të bënte pritje normale.

Të fundit