Flash News

KRYESORE

Video: Liverpooli i rekordeve e nis si duhet 2020, Klopp magjistar

Video: Liverpooli i rekordeve e nis si duhet 2020, Klopp magjistar

Liverpooli ka fituar ndeshjen e parë 2-0 kundër Sheffield United. "Redsat" nuk njohin blof dhe e nisin ndeshjen e parë të vitit 2020 ashtu si mbyllën vitin 2019. Takimi u hap shumë shpejt, pasi shënoi Mo Salah.

Egjiptiani mori një top nga Robertson që në minutën e 4'. Ai nuk gaboi brenda zonës dhe i dha avantazhin skuadrës vendasve. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa vendasit mbyllën llogaritë në pjesën e dytë.

Mane shënoi golin e dytë në minutën e 64'. Salah i jep një top fantastik senegalezit brenda zonës që arrin të dërgojë topin në rrjetë në dy kohë. Një fitore e rëndësishme e djemve të Klopp që vazhdojnë të kryesojnë pa humbje.

Të fundit