Flash News

KRYESORE

Video/ LSI nis përgatitjet për protestë, fton të rinjtë ti bashkohen

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur të rinjtë e LRI-së ku në fokus ka qenë angazhimi për protestat që pritet të nisin në fund të muajit janar.

Deputetja Florida Kërpaci u ka bërë thirrje të rinjve që ti bashkohen protestave që do organizohen nga opozita për ti thënë jo qeverisë që sipas saj po largon të rinjtë nga vendi.

“Çdo i ri dhe e re, të flasi dhe ti ftojë të gjithë të rinjtë që të na bashkohen. Të gjitha këto protesta që do të ndërmarrim, janë protesta ku duhet ti ftojmë të rinjtë për një qëllim, të çohemi për veten tonë, për familjen tonë dhe për vendin tonë”, u shpreh Kërpaçi.

Të fundit