Flash News

KRYESORE

Video/ “Luftë” me molotov e armë të ftohta gjatë natës, protestuesit përplasen me policinë në Athinë

Video/ “Luftë” me molotov e armë të ftohta gjatë

Për mbi gjashtë orë me radhë policia greke ka “luftuar” gjatë natës me protestuesit në qendër të Athinës.

Policia u qëllua nga protestuesit me bomba molotov, armë të ftohta, gurë e sende të tjera të forta, ndërsa 19 prej tyre janë arrestuar.

Situata u tensionua pas demonstratës paqësore për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas.

Ngjarja u përqendrua kryesisht në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të kryeqytetit helen, mes policisë dhe protestuesve e grupeve ekstremiste.

Episode dhune janë regjistruar në Selanik, Iraklio Kretë por edhe të tjera qytete të vendit.

Të fundit