Flash News

KRYESORE

Video: Manchester City merr shuplakën e radhës, Newcastle i merr barazim

Manchester City ndalet në barazim 2-2 në transfertë kundër Newcastle duke marrë një tjetër goditje për kreun e renditjes. Një sfidë shumë më e vështirë se sa pritej, pasi u mendua se skuadra e Guardiolës do ta kalonte lehtë.

Takimi nisi me gol për "Qytetarët", Sterling shënoi në minutën e 22'. Ata nuk e mbajtën shumë avantazhin, pasi vendasit barazuan vetëm pas 3 minutash me anë të Willems.

U mendua se sfida u zgjidh me një goditje të fortë të Kevin De Bruyne. Belgu lëshoi një silurë për 1-2. Guardiola mendoi se mori 3 pikët, por vendasit shënuan shpejt në minutën e 88'. Shelvey dërgoi topin në rrjetë mjaft bukur pas një skeme nga një goditje dënimi për 2-2.

 

Renditja e kampionatit

Të fundit