Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Marrëveshja e Prespës’, protestuesit grekë përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë forcërisht në Parlament

Video/ ‘Marrëveshja e Prespës’, protestuesit grekë

Protesta në Athinë është shoqëruar me tension dhe përplasje fizike mes qytetarëve të shumtë dhe forcave të policisë.

Sipas mediave greke, rreth 100 mijë persona po protestojnë në sheshin Sintagma në qendër të Athinës.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Parlamentit, pasi qytetarët kundërshtojnë ‘Marrëveshjen e Prespës’ me Maqedoninë, e cila pritet të miratohet me 151 vota pro në seancën e javës që vjen.

Mes protestuesve ishin prezent edhe deputetët dhe zyrtarët e opozitës, si Notis Mitarakis, Dimitris Kammenos, Gerasimos Giakoumatos, Costas Skrekas, si dhe ish-eurodeputeti Manolis Mavrommatis dhe ish kreu i GER-it Fragoulis Frangos.

Të fundit