Flash News

KRYESORE

Video/ Martohet djali i ish-deputetit të ndjerë të LSI, Monika Kryemadhi dedikim prekës

Video/ Martohet djali i ish-deputetit të ndjerë të LSI, Monika

Kryetaja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar për ditën e dasmës djalin e deputetit të ndjerë të LSI, Gjovalin Kadelin.

Përmes një statusi në “Facebook” Kryemadhi shkruan fjalë prekëse dhe bashkangjitur publikon video nga dasma.

Statusi i Kryemadhit:

“I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.

Të të trashëgohet djali Gjovalin. 

Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon”.

Deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli,ndërroi jetë në 26 maj 2017 pas një sëmundjeje të rëndë, pankreasit akut.

Të fundit