Flash News

KRYESORE

Video/ Mbijetoi për 10 orë në det të hapur, gruaja tregon sekretin që e mbajti të gjallë  

Një grua britanike i ka habitur të gjithë kur është gjendur e gjallë 10 orë pasi ra në det të hapur.

Kay Longstaff 46 vjeçe ka treguar për mediat se ka kaluar natën më të ftohtë të jetës së saj dhe ka mbijetuar falë jogës dhe këngës.

“Jam njeriu më me fat në botë. Kam qëndruar për 10 orë në det. Ishin këta djem që më shpëtuan, por unë mbijetova nga joga sepse unë e praktikoj dhe nga të kënduarit, që të mos ngrija nga i ftohti”, është shprehur gruaja, e cila ra aksidentalisht5 në ujë nga anija norvegjeze e cila po lundronte në Venedik nga porti i Vargarolës pranë Pula, në Kroaci.

Gruaja u gjet rastësisht nga një anije ushtarake dhe u shpëtua.

Të fundit