Flash News

KRYESORE

Video/ Mbron Ballën e Veliun, Rama ‘mbytet’ në djersë kur flet për kriminalitetin dhe akuzat e opozitës

Video/ Mbron Ballën e Veliun, Rama ‘mbytet’ në djersë

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë, përballë strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.

Në këtë dalje, Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për rritjen e kriminalitetit, apo përfshirjen e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e drejtorin e Policisë së Fierit, lidhur me përgjimet për të shpëtuar Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mirëpo, gjatë fjalimit ka rënë në sy fakti se kryeministri duket se është ndjerë paksa në siklet dhe është mbushur në djersë.

Siç duket edhe nga video, fytyra e Ramës “shkëlqen” vazhdimisht nga djersët  kur merr në mbrojtje Taulant Ballën dhe Ardi Veliun.

Më herët, edhe kreu i PD, Lulzim Basha i publikoi një video, ku Rama merr në mbrojtje Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.

Ndiqni videon e mëposhtme pas minutës '24:

Të fundit