Flash News

KRYESORE

Video/ Mbyllet pjesa e parë: Mbrojtësi i Barcelonës kalon në avantazh kolumbianët përballë Polonisë

Video/ Mbyllet pjesa e parë: Mbrojtësi i Barcelonës kalon në

Pjesa e parë e ndeshjes së grupit H mes Polonisë dhe Kolumbisë ka përfunduar me rezultatin 1:0 në favor të kolumbianëve. Goli i avantazhit u shënua nga mbrojtësi që aktivizohet me Barcelonën, Mina në minutën e 40.

Ky është takimi i dytë mes Polonisë dhe Kolumbisë, pasi më parë këto 2 skuadra janë përballur në vinin 2006 ku fitoi Kolumbia me rezultatin 1-2.

Ndryshe nga ndeshja e parë ndaj Japonisë, që ylli i skuadrës Hames Rodrigues e nisi nga stoli, ai në këtë takim do të startojë si titullar, ndërsa nga ana tjetër pjesë e formacionit titullarë është edhe sulmuesi Robert Levandovski.

Formacionet:

Polania: Shezni, Pizçek, Bednarek, Pazdan, Berezynski, Goralski Kriçoviak, Rybus, Zielinski, Kounacki, Levandovski;

Kolombia: Ospina, Arias, D. Sanchez, Mina, Mojica, Aguilar (Uribe 32′), Barrios, Kuadrado, Hames Rodriguez, Kuintero, Falkao;

Goli: Mina 40′

Të fundit