Flash News

KRYESORE

Video/ “Mbylli sytë Ramë, mbylli sytë”, momenti kur nxirret i gjallë 17-vjeçari Lala nga rrënojat e vilës në Kënetë

Video/ “Mbylli sytë Ramë, mbylli sytë”, momenti kur

Një vilën 4 katëshe, e “gjunjëzuar” nga tërmeti ka dalë i gjallë deri tani vetëm 17-vjeçari Ramë Lala.

Në këtë ndërtesë në zonën e Kënetës në Durrës sipas raportimeve ndodheshin tri familje. Pas disa orësh përpjekje nga grupet e shpëtimit, arritën të nxjerrin të gjallë vetëm të riun, i cili ndodhej në një xhep mes kolonës dhe derës që e ka mbrojtur.

Ai kishte dhënë edhe më herët sinjale se është gjallë, madje u kushte kërkuar grupeve të shpëtimit edhe ujë. Por ‘breshëria’ e termeve që kanë vijuar edhe pas goditjes së fortë në 03.55 të mëngjesit ka bërë që vila të shembet totalisht dhe zërat që klithnin për ndihmë mos të dëgjoheshin më.

Megjithatë, shpresat nuk u shuan dhe pas shumë orësh kërkimi u nxor i gjallë i riu nga rrënojat e banesës, ku aktualisht vijojnë kërkimet për pjesëtarë të tjerë të familjes.

Të fundit