Flash News

KRYESORE

Video/ Me 160 km/h në Sauk, policia: Po gabuat, masa administrative do t'ju vijë aty ku banoni

Video/ Me 160 km/h në Sauk, policia: Po gabuat, masa administrative do

Policia Rrugore ka kryer kontrolle në orët e vona të natës me radar në zonën e Saukut në Tiranë. Gjatë monitorimit është kapur një drejtues mjeti duke ecur me 155 km/h deri 160 km/h, çka sipas policisë është e papranueshme dhe përbën rrezik potencial për shoferin dhe kalimtarët.

“155 km/h deri 160 km/h, e papranueshme. Rrezik potencial për jetën tuaj dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Forma e re e menaxhimit dhe kontrollit, ku evidentohet dhe ndëshkohet vetëm ai drejtues mjeti që shkel rregullat e jo të ndalohet çdo mjet.

Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t'ju vijë aty ku banoni”, sqaron policia.

Të fundit