Flash News

KRYESORE

Video/ Me dorën në qafë gazetares, Tahiri mendon edhe Strasburgun për të ‘vërtetën’: Nuk do kursehem fare

Video/ Me dorën në qafë gazetares, Tahiri mendon edhe Strasburgun

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka menduar edhe Strasburgun, si opsionin e mundshëm për t’i shkruar të vërtetës deri në fund, siç shprehet ai.

Pas daljes për mediat, disa ditë më parë, ai foli edhe për Ora News, duke u shprehur i bindur se deri tani nuk ka patur drejtësi për të, ndonëse i shpëtoi burgut dhe u dënua me 3.4 vjet shërbim prove.

Intervista:

Gazetarja: Pas 2 vitesh dilni i lirë nga tre akuza shumë të rënda. Si ndiheni?

Saimir Tahiri: Pres t'i shkoj drejtësisë deri në fund. Nuk është drejtësi e plotë deri më sot.

Gazetarja: Mendoni Strasburgun?

Saimir Tahiri: Ka ende kohë për të menduar këto, por sigurisht të gjitha janë para.

Gazetarja: Nëse do të jetë e nevojshme ju do të shkoni në Strasburg për të fituar të vërtetën tuaj që keni kërkuar prej 2 vitesh?

Saimir Tahiri: Nuk do kursehem fare, do ti bëj të gjitha patjetër ku të jetë e nevojshme.

Gazetarja: Po për ndërkombëtarët që janë të zhgënjyer. Ju sa i zhgënjyer jeni nga ata?

Saimir Tahiri: Sapo u përgjigja.

Gazetarja: Po në PS ndiheni i vetëm? Nuk keni patur kurrë një përkrahës?

Saimir Tahiri: Mua më intereson drejtësia, vetëm kaq dhe për këtë nuk më duhet askush. Përveç të vërtetës sime.

Të fundit