Flash News

KRYESORE

Video/ Me jelekë të verdhë, vlonjatët protestojnë për katër kauza të rëndësishme

Video/ Me jelekë të verdhë, vlonjatët protestojnë

Ditën e sotme protesta masive janë zhvilluar në pothuajse gjithë Shqipërinë, krahas atyre të studentëve.

Në Vlorë, qytetarët të veshur me jelekë të verdhë kanë protestuar për katër arsye të rëndësishme, të cilat i rendit deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj.

“Xhaketat e verdha në Vlorë.

Protestë për tarifat e Arsimit dhe Arsimin e rrënuar;

për çmimet e naftës dhe naftën e holluar;

për bukën e gojës dhe gojen e shqyer të Kryeministrit;

për të zhdukurit e Vlorës dhe Vlorën e nëpërkëmbur”, shkruan Meçorapaj në Facebook duke bashkangjitur videon e qytetarëve gjatë protestës.

Të fundit