Flash News

KRYESORE

Video/ Me mina të telekomanduara në kurriz, si u arrestua i riu nga Tirana

Video/ Me mina të telekomanduara në kurriz, si u arrestua i riu nga

Një person është vënë në prangat e policisë, pasi në çantën e tij të shpinës kishte me vete dy mina me telekomandë.

I riu me inicialet F . Ll, 36 vjeç, banues në Tiranë u arrestua te Mbikalimi i Patokut, ndërsa drejtonte një motor pa targë. Policia e ka ndaluar në rrugë dhe pas kontrollit e kanë vënë menjëherë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar "Skuter "

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- F. Ll, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vepra penale në ngarkim të tij " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të fundit