Flash News

KRYESORE

Video/ Me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht, roja i shkollës "party" si i çmendur para nxënësve

Video/ Me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht, roja i shkollës

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale e bën edhe më të rëndë skandalin e përdhunimit të të miturës nga roja i shkollës 9-vjeçare në Kamëz.

Në video shihet 65-vjeçari, Abaz Doku, në një nga festat e organizuara të shkollës duke kënduar dhe kërcyer përpara nxënësve këngën e Dhurata Dorës të titulluar “Zemër”.

Shumë larg profilit të një roje shkolle, me çantë brezi dhe i veshur me bluzë blu, pantallona të shkurtra e shapka me gisht, 65-vjeçari Abaz Doku merr rolin e protagonistit të festës ndërsa këndon e kërcen para nxënësve: "Baby, thash se më doje si i çmendur, por ti më dole shumë fake...”.

Mirëpo, si mundet që një roje dere tek shkolla, me një kod të tillë veshje, të bëhet qendra e vëmendjes së një feste? Kjo tregon qartë nivelin e papërgjegjshmërisë në këtë institucion arsimor.

Kujtojmë se, drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kamzë u pezullua ditën e djeshme, pak ditë pas zbardhjes së skandalit të përdhunimit të të miturës.

Të fundit