Flash News

KRYESORE

Video/Me pranga në duar dhe xhup të kuq, momenti kur Rexhep Rraja niset drejt Gjykatës së Krujës

Video/Me pranga në duar dhe xhup të kuq, momenti kur Rexhep Rraja

I veshur me një xhup të kuq, i prangosur dhe i shoqëruar me efektivë policie, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja është nisur nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës së rrethit të Krujës.

Ditën e sotme, Rraja do të njihet me masën e sigurisë, pasi më 30 shtator u kap në Rinas pranë një biznesi makinash dhe akuzohet deri tani vetëm për veprën penale të ‘përndjekjes’ ndaj ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Ndiqni videon e publikuar nga ‘ora neës’, ku Rexhep Rraja shoqërohet nga efektivët drejt furgonit të policisë, ku nga Gjykata e Krujës do të njihet me masën e sigurisë.

Një ditë më parë, Xhisiela Maloku ka rrëzuar dëshminë e saj, duke mohuar dhunën dhe përdhunimin siç ka deklaruar në kallëzimin e saj në komisariat dhe pranoi se këtë veprim e ka kryer në kushtet e xhelozisë.

Të fundit