Flash News

KRYESORE

Video/ “Më qëlloni në kokë”, autori i masakrës në Kanada u lutet policëve që ta vrasin

Video/ “Më qëlloni në kokë”, autori i

“Më qëlloni në kokë, më qëlloni në kokë”. Me këtë kërkesë dëgjohet autori i masakrës së djeshme në Toronto të Kanadasë, në momentet kur është arrestuar nga policia.

Alek Minassian 25 vjeç përplasi dje me një furgon këmbësorët, duke shkaktuar 10 të vdekur e mbi 15 të plagosur rëndë.

Në këtë video, autori shfaqet fillimisht duke i ëbrë rezistencë policisë, e cila me armë në dorë i kërkon të dorëzohet, por duket se i riu është penduar për krimin e kryer dhe i ka kërkuar efektivëve që ta qëllojnë për vdekje.

Disa sekonda më vonë në videon e filmuar nga një dëshmitar shihet i dyshuari duke qëndruar i shtrirë më fytyrë në tokë, derisa polici i afrohet dhe e prangos.

Ende nuk është sqaruar ngjarja, nëse ka qenë qëllimshme, apo një aksident automobilistik.

Të fundit