Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Me raki Skrapari, të gezojë Baftjari’, Presidetin Meta dhe ambasadori Lu ia marrin valles

Video/ ‘Me raki Skrapari, të gezojë Baftjari’, Presidetin

Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadori Amerikan Donald Lu ia kanë marrë valles gjatë një darke të zhvilluar në një hotel në kryeqytet me pjesëmarrësit në veprimtarinë “Mëngjesi i Lutjeve”.

Në këto pamje duket edhe kreu i republikanëve Fatmir Mediu. Të pranishmit janë argëtuar nën tingujt e këngës popullore "Gëzuar Baftjar", që këndohet nga aktori Besart Kallaku dhe këngëtari Ylli Baka.

Presidenti Meta ka pasur shpesh-herë divergjenca me Ambasadorin Amerikan, në kohën kur ishte Kryetarë i Parlamentit, aq sa u përfol se Donald Lu i pati kërkuar kryeprokurorit Lalla arrestimin e tij.

Nga ana tjetër, ambasadori Lu pritet të largohet nga Shqipëria gjatë muajit korrik për të vijuar karrierën e tij si diplomat në shtetin aziatik të Kirgistanit.

https://www.youtube.com/watch?v=t2jonsSr0Tg

https://www.youtube.com/watch?v=0_PMpkkioV8

Të fundit