Flash News

KRYESORE

Video/ Me sa vite burg dënohet Klement Balili? Avokati: Ka shumë rrethana lehtësuese, paraburgimin e kreu në shtëpi

Video/ Me sa vite burg dënohet Klement Balili? Avokati: Ka shumë

Avokati Idajet Beqiri ka sqaruar se me sa vite burg mund të dënohet Klement Balili, i dorëzuar dy ditë më parë në Policinë e Shtetit.

I ftuar në emisionin “Arena”, Beqiri thotë se bashkë me avokatët e tij, Balili i ka menduar mirë masat lehtësuese, çka mund ta dënojnë atë jo më shumë se 4 vjet e 8 muaj.

“Fakti që procedimi penal ka nisur këtu, do të thotë se Shqipëria e gjykon atë. Si me sasinë 30 gramë apo tre ton drogë i kapur, masën e dënimit në Shqipëria e ke 7-15 vjet burg. Hiq 1/3, ai merr 4 vjet e 8 muaj, plus rrethanën lehtësuese të vetëdorëzimit. Avokati i tij i ka llogaritur shumë mirë gjërat. Kanë bashkëpunuar avokatet me policinë e shtetit të dorëzohej në momentin e duhur, kur cështja të shkojë në gjykatë. Me pak fjalë, paraburgimin e bëri në shtëpi”, u shpreh avokati.

Të fundit