Flash News

KRYESORE

Video/ Me xhup në mes të verës, Monika Kryemadhi nis pushimet jashtë Shqipërisë

Video/ Me xhup në mes të verës, Monika Kryemadhi nis pushimet

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi duket se ka nisur pushimet e verës.

Këtë mëngjes, publikon një video në rrjetet sociale nga Malet e Sharrit në Kosovë.

Ajo flet e mahnitur nga bukuritë natyrore të 1590 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa shfaqet e veshur me një xhup mes natyrës së virgjër të Përvallës.

“Përrallë Kosove!

Mirëmëngjes nga lartësitë e malit të Sharrit, në Përvallë, Kosovë, mbi 1590 metra mbi nivelin e detit, vend i mahnitshëm, ashtu si shumë zona, troje, pyje, lumenj të cilat këtij vendi ia ka falur Zoti!

Visare të natyrës, që fatmirësisht po i zbulojmë e vlerësojmë hap pas hapi”, shkruan Kryemadhi krahas videos.

Të fundit