Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Melania refuzoi publikisht Trump, presidenti s’i blen dhuratë në 48 vjetorin e saj. Ka diçka për Zonjën e Parë

VIDEO/ Melania refuzoi publikisht Trump, presidenti s’i blen dhuratë
Refuzimet që Melania Trump i bën presidentit të Amerikës në publik, tashmë janë bërë të shpeshta. Së fundmi, gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron dhe  bashkëshortes së tij në Shtëpinë e Bardhë, video ku Melania s’i jep dorën Trump, bëri xhiron e mediave. Ditën e djeshme Zonja e Parë e SHBA-ve ka festuar 48 vjetorin e saj të lindjes. Në një intervistë telefonike për Fox & Friends, Donald Donald u pyet nga gazetari se çfarë dhurate i ka bërë Melanias. Teksa i uroi ditëlindjen bashkëshortes, Trump u shpreh, “Më mirë mos të përgjigjem, sepse mund të kem telashe. Ndoshta nuk kam bërë shumë. I kam shkruar një letër të bukur. Jam shumë i zënë dhe s’kam kohë të dal për të blerë dhurata. Por i shkrova një letër të bukur dhe disa lule të bukura. Melania bëri një punë të mrekullueshme me Francën...”.

Të fundit