Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Mes Ardit Gjebreas dhe Rudi Hizmos, kë zgjedh aktorja Almeda Abazi

VIDEO/ Mes Ardit Gjebreas dhe Rudi Hizmos, kë zgjedh aktorja Almeda Abazi

Almeda Abazi është ndër bukuroshet shqiptare e cila ka bërë karrierë në Tirqi, ndërsa është rikthyer në vendin tonë për të prezantuar “Dancing With The Stars”.

Bukuroshja në Shqipëri ka bashkëpunuar vetëm me dy prezantues. Njëherë me Ardit Gjebrean në “Kënga Magjike” dhe këtë herë me Rudi Hizmon në “Dancing With The Stars”.

Në intervistën për “Lart e Poshtë” aktorja nuk iu shmang pyetjes, por iu përgjigj drejtpërdrejt.

“S`dua të them diçka që ta keqkuptojë Rudi, meqë ra fjala Rudi është shumë mirë, më pëlqen shumë edhe toni i zërit, çdo gjë, është shumë ok, por thjesht Arditin e njoh që në fëmijëri. E kam parë nëpër ekrane që e vogël, prandaj Arditin nuk mund ta krahasosh me asnjë njeri në Shqipëri. Nuk mund ta krahasosh as me Rudin. Rudi është shumë mirë ashtu siç është, por nuk është Ardit Gjebrea”, tha Almeda.

Video minuta 6

Të fundit