Video-mesazh pak orë para protestës, Basha thirrje qytetarëve: Ejani me familjet për Shqipërinë e mundësive

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të bëhen pjesë e protestës së sotme para kryeministrisë, duke treguar vendosmëri për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë vendit mundësi për çdo shqiptar, duke zgjedhur me votë të lirë një qeveri që punon në interes të qytetarëve.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”,  është ftesa e liderit të opozitës në  një videomesazh.

“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim

Padrejtësisë, do t’i përgjigjemi me qëndresë!

Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.

Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.

Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë

Bashkë për të ardhmen!

Bashkë për Shqipërinë!”- janë mesazhet në videon e shpërndarë nga kreu i PD, Lulzim Basha.