Flash News

KRYESORE

Video/Mesazhe për politikën përmes vargjeve, Robert Alia: Nëse humbni, unë jam më i humbur; Më i zhgënjyer me brezin tim

Video/Mesazhe për politikën përmes vargjeve, Robert Alia:

Kantautori i njohur Robert Alia ka dalë sërish sot në mbështetje të studentëve të Ministria e Arsimit. Ai ka inkurajuar të rinjtë që të vijojnë protestën e tyre pa nota dhune dhe krejt paqësore deri më tani, ndërsa është ndalur në premtimet e pa mbajtura të brezit të tij.

“Jam i lumtur që jam këtu, jam më i humburi nëse ju humbisni. Jemi në shesh dhe nuk fshihemi. Dua të përsëris zhgënjimin që kam unë me veten time dhe brezin tim, që premtimet që dhamë nuk i mbajtëm, sollëm një vend që të gjithë duam të largohemi. Kjo që po bëni është një mrekulli, qëndroni kështu pa dhunë”, u shpreh Alia.

Në videon e më poshtë, ndiqni këshillat e Aliajt si dhe dedikimet përmes vargjeve për politikën.

Të fundit