Flash News

KRYESORE

Video-mesazhi/ Basha: Rama shkeli premtimin për vendet e punës, përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë

Video-mesazhi/ Basha: Rama shkeli premtimin për vendet e punës,

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se jo vetëm nuk mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vende të punës, por i përzuri po kaq shqiptarë nga Shqipëria.

“Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një video-mesazh.

Të fundit