All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Video-mesazhi i ambasadores Kim për mjekët, infermierët, policët: Ju mishëroni çdo gjë që bota adhuron te Shqipëria!

Video-mesazhi i ambasadores Kim për mjekët, infermierët,
All - Paragraf - 1

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka dhënë një mesazh për mjekët, infermierët, policët në Shipëri që në këto ditë të po përballen me luftën kundër koronavorusit.

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi video në Facebook, Kim përcolli mesazhin se ata mishërojnë çdo gjë që bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar.

Ajo nënvizoi se falë punës së tyre Shqipëria mund t’ja dalë.

“Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çaste për të falënderuar, në emër të të gjithë ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj, ne do t’ia dalim së bashku! Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra”, thekson ambasadorja Yuri Kim.

Të fundit