Flash News

KRYESORE

Video/ Mesfushori Grezda i papërmbajtshëm në Skoci, mesazhe për Xherardin dhe Panuçin

Video/ Mesfushori Grezda i papërmbajtshëm në Skoci, mesazhe

Mesfushori i Kombëtares, Eros Grezda ka shpërblyer besimin e trajnerit Stiven Xherard, i cili e aktivizoi si titullar në sfidën përballë Madheruellit.

23-vjeçari  arriti që të shënonte një dopietë në ndeshjen e sotme. Dy gola për 7 minuta. I pari në minutën e 67-të duke bërë një manovër dribluese brenda zonës kundërshtare dhe duke dërguar topin në rrjetë. Ndërsa goli tjetër i Grezdës ka ardhur në minutën e 74-t.

Me dy golat e sotëm, Grezda i ka dërguar edhe një mesazh trajnerit Panuçi për ndeshjen e Ligës së Kombeve përballë Skocisë, duke shprehur hapur dëshirën për një vend në formacionin baze.

https://www.youtube.com/watch?v=Oy0_GAZbD2E

 

Të fundit