Flash News

KRYESORE

Video: Messi-Suarez-Griezmann dhurojnë show, Barcelona e frikshme

Video: Messi-Suarez-Griezmann dhurojnë show, Barcelona e frikshme

Barcelona është argëtuar duke fituar 0-3 ndaj Eibarit në transfertë. Ekipi katalanas gjeti tredhëmbëshin e frikshëm Messi-Suarez-Griezmann që kanë "gatuar" gjithçka vetë.

Griezmann shënoi golin e parë në minutën e 14'. Ai mori një asist fenomenal nga Linglet që e nxori sulmuesi të të vetmin me portierin kundërshtar. Francezi nuk mund të gabonte për 0-1.

Messi nuk mungoi, pasi shënoi golin e 0-2. Ylli mori një pasim mjaft të bukur të Griezmann brenda zonës dhe nuk gaboi. Katalanasit kujtojnë kohën e artë të "Tiki-takës" me aksion fenomenal.

Suarez i vuri vulën ndeshjes duke shënuar golin e tretë në minutën e 66'. Griezmann dha një asist fantastik për Messin. Argjentinasi i vetëm me portierin pasoi Suarez që nuk gaboi me portën e boshatisur. Barcelona merr kryesimin e kampionatit duke kaluar me një pikë Real Madridin, por me një ndeshje më shumë.

Të fundit