Flash News

KRYESORE

Video/ Meta harron për pak momente samitin e Bosnjës, bëhet ultras dhe feston me tifozët e Sëlltikut

Video/ Meta harron për pak momente samitin e Bosnjës, bëhet

Presidenti Ilir Meta ka harruar për pak kohë samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore dhe ka festuar si një ultras i vërtetë me tifozët e skuadrës skoceze të Sëlltikut.

Kreu i shtetit shqiptar po shëtiste në rrugët e Sarajevës, kur u ndesh me një grup tifozësh dhe u bë pjesë e festimeve dhe këngëve të tyre. Skuadra skoceze po ndeshet me ekipin vendas të Sarajevos.

Meta ka kënduar me fansat skocezë, ndërkohë që me një status në Facebook, përshëndeti edhe Rudi Vatën, ish lojtari i kombëtares kuqezi që ka luajtur me këtë ekip.

Kur festa të rrëmben!😁

Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC🍀, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League.

Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC.”, shkroi Meta në Facebook.

Të fundit