Flash News

KRYESORE

Video/ Meta: Përse nuk dëgjoni zgjidhjen nga një institucion që ekziston?

Video/ Meta: Përse nuk dëgjoni zgjidhjen nga një institucion

Me fundjavën që sapo ka nisur, presidenti i vendit Ilir Meta ka shfrytëzuar rastin që të largohet jashtë Tiranës për të shijuar bukuritë e vendit.

Ai ka zgjedhur Prevallën, në Kosovë për të pushuar. Ndërsa ecën në përrua, duke bërë edhe një lloj terapie me ujë dëbore, kreut të shtetit i lindi një pyetje, të cilën ua drejton të gjitha tyre ë bëjnë si të paanshëm: “Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?”, shkroi ai në profilin tij në Facebook, ku klithe postuar edhe videon nga shëtitja në mal.

Sipas Metës, zgjidhja nuk po vjen sepse për disa dështimi i çeljes së negociatave është i domosdoshëm.

Statusi

Mirëmëngjesi të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!

Të fundit