Flash News

KRYESORE

Video/ Miku arkitekt i nxjerr sekretet Ramës, tregon porositë për ndërtimin e kullave në Tiranë  

Video/ Miku arkitekt i nxjerr sekretet Ramës, tregon porositë për

Faqja Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një video, e cila është shfaqur edhe mbrëmjen e djeshme gjatë protestës, ku arkitekti Winy Maas, tregon para studentëve në Londër sa i takon ndërtimeve shumëkatëshe në Tiranë.

Arkitekti thotë se me Edi Ramën është njohur që në kohën kur ai ishte në Paris ndërsa tregon edhe projektet që i ka paraqitur. Mass tregon për kërkesat e Ramës për ngritjen e objekteve disakatëshe, një pjesë e tyre tashmë janë ngritur, ndërsa pjesa tjetër janë në proces, ku përfshihen ngritja e disa objekteve rreth qendrës së Tiranës.

Arkitekti tregon edhe për projektin që parashikonte ngritjen e shumë kullave në zonën e liqenit, në kohën kur Rama ishte kryebashkaik ndërsa zbulon edhe ndërtime që bregdetin e Jugut, mbrapa të cilit qëndron një investitor rus, siç shprehet ai në video.

“Dokumentari që u shfaq dje në sheshin e Teatrit: Rama, porositësi i kullave.

Winy Maas, një nga arkitektët e preferuar të Edi Ramës, ka mbajtur një leksion në një universitet në Londër përpara disa javësh.

Aty ai shprehet lirshëm se si është Edi Rama, kryetar bashkie dhe kryeministër, që porosit kullat dhe ndërtimet në qytet. Nuk i kryejnë ndërtuesit apo pronarët e truallit, po vetë Rama që më pas i shpërndan si favore te klientët e tij. Konkurset janë të gjitha fallso. Së fundmi, vetë Rama ka porositur një kullë në formën e kokës së Skënderbeut pranë Hotel Tiranës.

Maas flet dhe për zhvillime në bregdetin e Jugut, ku pret të ndërtojë rezorte të tjera. Ai flet edhe për invetitorë rus që qëndrojne prapa rezorteve të ndërtuara atje, diçka e panjohur për publikun”, shkruhet në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

 

 

Të fundit