Flash News

KRYESORE

Video: Milani nuk ndez pa Ibrën, Lazio pa frena: Atalanta gabon në shtëpi

Video: Milani nuk ndez pa Ibrën, Lazio pa frena: Atalanta gabon në

Milani nuk ndez pa Ibrën, pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Veronës. Ekipi i Piolit u paraqit me shumë mungesa, por duhej të fitonte që t'i afrohej kreut të renditjes. Skuadra e "Djallit" pësoi gol në minutën e 13' nga Faraoni, por reagoi mjaft bukur me një gol të Calhanoglusë. Turku shënoi direkt nga goditja e dënimit duke dhënë shkëndija rikthimi. Verona mbeti me një lojtar më pak në minutën e 68', pasi Ambrat doli me të kuqe. Vendasit sërish nuk arritën të shfrytëzonin superioritetin numerik për të fituar ndeshjen. Një hap i gabuar nga djemtë e Piolit.

Lazio ka shkatërruar SPAL-in e Etrit Berishës me rezultatin 5-1. Dy golëshi i Immobiles dhe Caicedos vendosi ndeshjen, ndërsa goli i pestë u shënua nga Adekanye. Kryeqytetasit i marrin Interit vendin e dytë në pritje të ndeshjes së zikaltërve.

Atalanta ka bërë vetëvrasje në Bergamo duke barazuar 2-2 ndaj një Genoe me shumë probleme. 4 golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa ekipi mik doli me të kuqe me kartonin e Behramit. Atalanta barazon Romën me pikë të barabarta për zonën Champions në Itali.

Të fundit