Flash News

KRYESORE

Video/ Minatorët e Fushë-Arrëzit në protestë, kanë 6 muaj pa marrë pagat

Video/ Minatorët e Fushë-Arrëzit në protestë, kanë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video që tregon se minatorët e Fushë-Arrëzit janë në protëstë, pasi kanë rreth 6 muaj që nuk i kanë marrë rrogat.

Njëri prej minatorëve shprehet se në vitit 2018 një kompani nga Elbasani “RT Minerals”,e mbështetur nga Taulant Balla filloi punë në minierë dhe  nuk paguan as taksa dhe as punëtorët.

Postimi i plotë:

Minatoret e Fushe Arresit ne proteste.

Ata u mashtruan nga firma e qeverise dhe jane lene muaj te tere pa rroga.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e minatorit dixhital. sb

Përshëndetje doktor Berisha.

Unë që po ju shkruaj jam një minator nga Puka.

Në minierën e Munellës Pukë dhe fabrikës e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz punonin 300 puntorë deri në vitin 2016, të cilët u hodhën në rrugë nga kjo qeveri.

Në vitit 2018 një kompani nga Elbasani “RT Minerals”,e mbështetur nga Taulant Balla filloi punë. Garancinë ia dha Taulanti pasi nuk paguan taksa në shtet as bashki dhe as rrogat e punëtorëve.

Punëtorët kanë 6 muaj pa marrë rrogat, asnjë zgjidhje nga askush. Kemi me muaj që jemi në protestë.

Ky shtet nuk do t’ia dijë që ekzistojnë kund puntorë pasi shfrytzohen nga Taulant Balla i fshehur pas kompanisë,”RT Minerals”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/322349018418551/

Të fundit