Flash News

KRYESORE

Video/ Ministri gjerman rrëzohet nga skena pas fjalimit, humb ndjenjat për disa minuta

Video/ Ministri gjerman rrëzohet nga skena pas fjalimit, humb ndjenjat

Ministri gjerman i Financave, Peter Altmaier u rrëzua nga skena pasi mbaroi fjalimin e tij prej 20 minutash në Dortmund.

Zyrtari i lartë ishte një nga folësit në konferencën e “Samitit Digjital”, kur pas fjalës ra me fytyrë nga skena.

Për pasojë, sipas mediave vendase, 61-vjeçari humbi ndjenjat për disa minuta, ndërsa organizatorët i erdhën në ndihmë menjëherë.

Ndërsa konferenca u ndërpre, ministri u dërgua me ambulancë në spital për ndihmë mjekësore.

Më pas, Altmaier ka falënderuar edhe stafin mjekësor.

Të fundit