Flash News

KRYESORE

Video/ Ministri Gjiknuri si Veliaj, ofendon banorët e ‘Unazës së Re’: Sillen si kërma

Video/ Ministri Gjiknuri si Veliaj, ofendon banorët e ‘Unazës

Protesta e banorëve të ‘Astirit’ nuk po priten mirë nga përfaqësuesit e mazhorancës. Pas kryebashkiakut Veliaj, i cili përdori termin shpellarë, është ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili i ka cilësuar banorët me epitetin ‘kërma’.

“Politikanët, në këtë rast ata të Partisë Demokratike shohin si ata hijenat; shohin një llojë kërme, pra shohin që ka një situatë dhe o burra të përfitojmë dhe të krijojnë tension. Dhe këtë duhet ta pranojmë se çdo njeri e di këtë politikisht”, pohoi Gjiknuri, i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Vizion Plus.

Veliaj, nisur nga presioni publik u detyrua të tërheq termin shpellarë, ndërsa pritet te shihet nëse Gjiknuri do të veprojë në të njëjtën mënyrë.

[video width="848" height="480" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/11/46786930_534325847033457_4978087539555434496_n-1.mp4"][/video]

 

Të fundit