Flash News

KRYESORE

Video/ Ministri i Ramës flet përçart para qytetarëve: Unë qenkam plakur, ju hani mirë, flini mirë, na mbajnë gratë mirë

Video/ Ministri i Ramës flet përçart para qytetarëve:

Prej disa javësh ministra e deputetë të PS-së janë shpërndarë nëpër Shqipëri për të zhvilluar dëgjesa publike. Në ndjekje të këtij turi, ministri Blendi Klosi ishte në një takim me banorët e Cakranit në Fier.

Por ajo që bën përshtypje është një moment nga fjala e Klosit drejtuar banorëve të Cakranit. Fillimisht shpreh urimin që i gjeti mirë banorët teksa shton se i vetmi që ka ndryshuar është ai, pasi është plakur ndërsa banorët e Cakranit janë rinuar. Dhe për këtë, ministri i Turizmit, e ka dhe recetën, banorët hanë mirë, flenë mirë i mbajnë dhe gratë mirë.

“Do doja realisht t’ju uroja që të gjithëve që ju gjeta mirë, ju gjeta shumë mirë edhe i vetmi që ka ndryshuar në këtë histori qenkam unë, që unë qenkam plakur, ju vetëm rinoheni. Takova, s’ka ndryshuar asnjëri, shumë mirë, hani mirë, flini mirë, na mbajnë gratë mirë...”, shprehet Klosi.

Video është publikuar nga Portali i Lajmeve Neoalb

 

Të fundit