Flash News

KRYESORE

Video/ Ministri Klosi del me versionin e ri: Valët e muzikës përçojnë virusin, prandaj e ndaluam në lokalet e natës

Video/ Ministri Klosi del me versionin e ri: Valët e muzikës

Një version i padëgjuar më parë mbi përhapjen e covid-19 është deklaruar sot nga Ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Në një intervistë për ‘Report tv’, Klosi thotë se valët e muzikës përçojnë virusin dhe kjo sipas tij ishte arsyeja që u ndalua muzika live në club-et e natës.

"Nuk duhet t'ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe.

Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë", tha Klosi.

Të fundit