Flash News

KRYESORE

Video/ Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave, kryetarja e komisionit braktis mbledhjen: S'bëhem pjesë e farsës!

Video/ Miratohet projektligji për Akademinë e Shkencave, kryetarja e

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Medias, ku u miratua projektligji i Akademisë së Shkencave.

Kryetarja e Komisionit, Fatjona Dhimitri u largua nga mbledhja në shenjë proteste me argumentin se në variantin përfundimtar të projektligjit nuk janë reflektuar propozimet e disa akademikëve.

Dhimitri tha se në draftin përfundimtar nuk janë reflektuar propozimet e bëra nga disa akademikë. Duke e cilësuar mbledhjen farsë, Dhimitri braktisi punimet e komisionit

“Nëse ne nuk do t’i marrim parasysh të gjitha këto vërejtje në këtë relacion dhe do të vijojmë, hajt se projektligji është vullnet i njërës palë politike dhe duhet të kalojmë me patjetër te enjten në Kuvend, atëherë vazhdojmë kështu me këtë ritëm. Pra, nëse të gjitha propozimet e universiteteve, rektorëve që kanë qenë këtu, të zotit Fuga apo të ndonjë tjetri, që kanë një mendim alternativ lidhur me projektligjin unë refuzoj të bëhem pjesë e kësaj farse në komision dhe vazhdoni ju shqyrtojeni deri në fund”, tha Dhimitri.

Mbledhja vijoi me drejtimin e zëvendëskryetares Milva Ekonomi dhe miratimin nen për nen të projektligjit që është depozituar në Kuvend në fillim të muajit prill me nisëm e disa deputetëve të mazhorancës dhe pritet të kalojë për miratim në seancën e kësaj të enjte.

Të fundit