Flash News

KRYESORE

Video/ Momenti kur sulmohen me “shi” raketash dy bazat amerikane në Irak, ministri i Jashtëm: Akt për vetëmbrojtje

E gjithë vëmendja e mediave të huaja është përqendruar në Irak dhe te përplasja Iran-SHBA.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Irani ka sulmuar me një duzinë raketash balistike dy baza ushtarake të SHBA në Irak.

Në video, momenti kur një sërë raketash i drejtohen bazave ku janë përqendruar bazat ajrore amerikane, i transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif lëshoi ​​më vonë një deklaratë në Twitter, duke pretenduar se sulmi ishte vetëmbrojtje dhe mohoi të kërkonte të përshkallëzonte situatën në luftë.

“Irani ndërmori dhe përfundoi masa proporcionale për vetëmbrojtje, në bazë të nenit 51 të Kartës së KB, nga e cila u fillua sulmi i armatosur kundër qytetarëve tanë dhe zyrtarëve të vjetër”, shkroi zyrtari iranian.

Të fundit