Flash News

KRYESORE

Video/ Momenti special, ushtaraku kthehet nga Afganistani dhe surprizon vajzën

Video/ Momenti special, ushtaraku kthehet nga Afganistani dhe surprizon

Prej 6 muajsh nuk e shikonte vajzën e tij, pasi ndodhej në Afganistan me mision si pjesë e forcave të armatosura shqiptare. Leonard Hida u kthye sot në atdhe, pasi kreu shërbimin e tij në misionin paqeruajtës.

Malli ishte i madh për të parë të bijën, të cilën e surprizoi ndërsa ishte duke luajtur me nënën e vet. Si fillim ajo ka rendur pas topit, por në ecje e sipër ka parë të atin dhe është turrur drejt tij.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka shpërndau këto momente emocionuese në rrjetet sociale. “S'ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe.

Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA.”, shkroi ajo.

Të fundit