Flash News

KRYESORE

Video/ “Mos e prek mikrofonin”, Braçe humb qetësinë me gazetaren pas përgjimeve: Çlirohu nga emocionet, TV yt mbron Tahirin

Video/ “Mos e prek mikrofonin”, Braçe humb qetësinë

Zv.kryeministri Erion Braçe nuk është përmbajtur pas pyetjeve të gazetarëve në oborrin e Kuvendit, pas publikimit të përgjimeve (në tre raunde) nga media gjermane Bild. Në këto përgjime, sipas Bild dëgjohen zyrtarë të lartë të PS, ministra, kryetarë bashkie etj., teksa diskutojnë mbi shit-blerjen e votave.

Mirëpo, sot Braçe ka mohuar faktin se socialistët blejnë vota nisur nga këto biseda, por humbur qetësinë dhe ka debatuar me gazetarët, herë-herë edhe duke i ironizuar dhe duke tentuar  t’i vejë në siklet.

Me gazetaren e ‘Fax News’, Ambrosia Meta, Brace është ndalur më gjatë, teksa e akuzon atë dhe tv që ajo përfaqëson se po mbron ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndiqni debatin:

Gazetarja: A ka të drejtë kreu i bandës së Shijakut të kërkojë listat e punonjësve një drejtori dhe me kreun e bashkisë së Durrësit konsumon një bisedë miqësore?

Brace: Zonjë duhet të mësoheni se cdo njeri që ndodhet në burg konsiderohet i pafajshëm për veprën penale që ndodhet në burg. Gjithkush që ka bërë burg njihet edhe rehabilitimin.

Gazetarja: Është i njëjti që flet edhe me kreun e bashkisë Shijakut...

Brace: Do përgjigje? Aty nuk flet me Dakon për punë lekësh dhe votash. Prokuroria duhet të thellojë sa më shumë episode në hetimet e saj. Ky drejtori jo i UKD, por përgjegjësi i Shijakut ka hequr njeri nga puna në këtë ujësjellës? Ka patur në tagër lëvizjen e dikujt nga puna aty? Nëse kanë ndodhur të bëhen hetime.

Gazetarja: Terrori dhe kërcënimi është i pranueshëm sipas jush?

Brace : E di çfarë është terrori të keqen? Është shumë i qartë kur një muaj para zgjedhjeve vritet në derë të shtëpisë një deputet. Është i qartë kur ndalohet tjetri, i vihet pistoleta në gojë dhe lihet si qen. Në rast se identifikohet një rast i tillë duhet të shkojë deri në fund.

Gazetarja: Damian Gjiknuri thotë do ju sjell një furgon me djem problematikë të jenë në gatishmëri...

Brace: Nuk është normale, nëse provohet të hetohet. Për ju është normale ish ministri i Brendshme të mbledhë makinë me djem problematikë dhe të shkojë dhe të masakrojë?

Ata djem problematikë kanë kryer ndonjë akt në Dibër?  Sepse këta djem janë provuar që kanë shkelur ligjin dhe ka kallëzim penal që nuk është hetuar kurrë nga ky prokurori politik që vazhdon të jetë në Prokurori

Gazetarja: Arta Marku s’është politike?

Braçe : Arta Marku që kur ka hyrë në fuqi reforma në drejtësi dhe ligji i ri për prokurorinë nuk ka atribut mbi mbi ceshtje të caktuar. Prokurori që merret është ai zoti i kësaj gjëje. Herë tjerë të lutem çlirohu nga emocionet.

Gazetarja: Jam e shqetësuar për përgjimet, për standardet e PS.

Braçe: Deri dje ti dhe tv yt e kanë cilësuar Tahirin bandit, kriminel, horr, sot e mbroni.

Gazetarja: Pse nuk përdorni të njërin standard edhe për përfaqësues e tjere që dalin në përgjime? Prandaj jemi të shqetësuar, zoti Ndreu është kandidat aktual...

Braçe: Mos i jep forma zërit se nuk më emocionon. Urdhrat konsumoji me drejtorin që ke në zyrë

gazetarja: po ju bëj pyetje, nuk më intereson fati i Saimir Tahiri, mos e prek mikrofonin

Braçe: Urdhrat me mua nuk i konsumon dot.

Të fundit