Flash News

KRYESORE

Video/ “Mos ma trash zërin, e ke të hollë”, Gjoni përplaset me Salianjin: Mbylle gojën, mos guxo të ma përmendesh atë moment

Video/ “Mos ma trash zërin, e ke të hollë”, Gjoni

Një debat me tone të ashpra u zhvillua mbrëmë mes deputetit Ralf Gjoni dhe ish-deputetit të opozitës, Ervin Salianji.

Të ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, përplasja mes tyre nisi, sapo Salianji i përmendi Gjonit bojën e hedhur në fytyrë ditën kur do të bënte betimin në parlament si deputet i ri i dalë nga listat e LSI, pas djegies së mandateve.

“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, tha Gjoni.

Salianji u përgjigj: “Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.

“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd dhe aleatëve të tu”, ia ktheu Gjoni.

Ndiqni videon:

Të fundit