Flash News

KRYESORE

VIDEO/ “Mos pyesni se flas vetë”, brenda dhe jashtë Kuvendit; çfarë s’u pa në një javë

VIDEO/ “Mos pyesni se flas vetë”, brenda dhe jashtë

Rubrika satirike në ‘Neës 24’ ka sjellë momentet më pikante të javës. Ndonëse ka qenë një javë dinamike ku në thelb ishte protesta e “Rrugës së Kombit”, sërish nuk kanë munguar të qeshurat.

Në një moment teksa flet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryeministri Rama me sytë nga telefoni i tij thotë: “Varja”. Po ashtu nuk reshtin së qeshuri edhe ministri Amhetaj dhe ministrja Xhaçka.

Një tjetër moment është kur deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i drejtohet gazetarëve: “Nuk është nevoja të më bëni pyetje, flas vetë unë”.

Po ashtu moment pikant është kur deputeti Tom Doshi ngatërron dhomën e Komisionit ku duhet të futet në Kryesinë e Kuvendit.

Edhe deputeti socialist Erjon Braçe shprehet me nota revolta para parlamentit: “E kanë tepruar që te dy, për Zotin, e kanë tepruar”.

Të fundit