Flash News

KRYESORE

Video/“Mos u bëni idiotë, ejani ta ndihmojmë”, i huaji thirrje qytetarëve pas sulmit me armë

Video/“Mos u bëni idiotë, ejani ta ndihmojmë”, i

Ngjarja e ndodhur sot në drekë në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit ka tronditur banorët e Prishtinës. Me 4 të sulmuarit të shtrirë në tokë të mbuluar nga gjaku, ishte e vështirë për qytetarët të reagonin.,

Në një video të publikuar shikohet një person i huaj i cili në anglisht u kërkon personave përreth të afrohen.

“Mos u bëni idiotë, më sillni diçka për ta ndihmuar, më sillni një bluzë mos shikoni si idiotë ejani ta ndihmojmë”, u thërriste ai.

Më pas thërret disa herë ndihmë në gjuhën angleze, por askush nuk shkon për ndihmë nga qytetarët. Më pas, Policia e Kosovës dhe mjekët nga QKUK janë parë duke provuar t’i ndihmojnë.

Të fundit