Flash News

KRYESORE

Video/ Mourinho i pasjellshëm me gazetaren pas humbjes së Manchester United

Në mediat e huaja kanë qarkullar lajme, ku që në titull tregohet sjellja e pahijshme ndaj gazetares e Jose Mourinho, pas humbjes së skuadrës së tij.

Manchester United, skuadra e portugezit pësoi humbje në xhiron e dytë të Premierligës, me rezultat 3:2 si mysafir i Brighton & Hove Albion.

Mourinho pas kësaj humbje në një intervistë pas ndeshjes ironizoi gazetaren e beIN Sport, Carrie Broën.

Në pyetjen e gazetares nëse nuk kishte ndonjë komunikim apo lidhje në mes të lojtarëve të tij, Mourinho u përgjigj me ironi: “Ju duhet të jeni fantastike në punën tuaj, që të keni aftësinë që nga tribunat të kuptoni nëse ka komunikim mes lojtarëve apo jo”.

Kjo ka bërë që tabloidet The Sun e Daily Mail të kritikojnë teknikun e Manchester United, për sjellje jo të mirë ndaj gazetares.

“Mourinho inatoset me reporteren në intervistën turpëruese”, ishte titulli i The Sun.

Të fundit