Flash News

KRYESORE

Video/ Mungon në Kuvend, me duart pas shpine, Rama shfaqet krah Thaçit dhe Macron

Video/ Mungon në Kuvend, me duart pas shpine, Rama shfaqet krah

Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të jetë prezent sot në seancën parlamentare. Ai ka postuar në profilin e tij në ‘facebook’ një video, ku shfaqet krah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij francez, Emanuel Macron.

Ai merr pjesë në samitin e Frankofonisë, që zhvillohet në Erevan të Armenisë.

Me duart pas shpine, Rama shfaqet në video dëgjuar presidentin Macron, i cili duket më i përqendruar te Thaçi se sa te kryeministri i Shqipërisë.

Ky samit zhvillohet edhe ditën e nesërme dhe titullohet “Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon”.

Të fundit