Flash News

KRYESORE

Video/ Mustafi shënon dhe feston me simbolin e shqiponjës, Arsenali mposht Kardifin në transfertë

Video/ Mustafi shënon dhe feston me simbolin e shqiponjës, Arsenali

Arsenali ka koleksionuar fitoren e dytë në Premier League, teksa ka mposhtur në transfertë ekipin e Kardifit me rezultatin 3:2.

11 minuta lojë u mjaftuan ‘topçinjëve” për të marrë kryesimin, ku një aksion me protagonist futbollistët shqiptarë tundi rrjetën e vendasve.

Mesfushori Granit Xhaka mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje nga këndi, duke dërgua topin në zonë, aty ku Mustafi përfitoi dhe e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1 pasi vendasit barazuan më anë të mesfushorit Kamarasa, ndërsa 90 minutëshi përfundoi 3:2, ku dy golat e tjetë për ekipin e drejtuar nga Unai Emeri u shënuan nga sulmuesit Aubumejang në të 61’ dhe Lakazete në të 81’.

Veprimi i Mustafit nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe, teksa gazeta ‘Blic’ e ka cilësuar si provokimin e radhës që i bëhët popullit serb.

Të fundit