Flash News

KRYESORE

Video: Napoli dhe Liverpooli nuk njohin blof, Salzburg në Europa League

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të mbrëmjes së Champions Leagues me Napolin dhe Liverpoolin që janë kualifikuar në grupin E. "Redsat" e mbyllën në vendin e parë pas fitores 0-2 kundër Sazburgut, ndërsa italianët kanë shpërthyer ndaj Genk-u me fitoren 4-0.

https://streamable.com/gv4ui

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2. Trajneri Jurgen Klopp aktivizoi ekipin më të mirë, pasi nuk donte të rrezikonte asgjë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa të kuqtë arritën të merrnin 3 pikët në pjesën e dytë. Dy minuta për dy gola, pasi fillimisht Keita dërgoi topin në rrjetë në minutën e 57'. Mane pasoi mjaft mirë në qendër dhe pushoi topin në rrjetë, Salah një minutë më vonë dërgoi topin në rrjetë, pasi i vodhi kohën mbrojtësit dhe portierit kundërshtar dhe arriti të dyfishonte rezultatin.

https://streamable.com/x7q15

Napoli fitoi 4-0 ndaj Genk duke bërë autokritikë. Ekipi i Carlo Ancelottit ka vuajtur shumë në kampionat me lojtarët që nuk duan të luajnë pas problemeve me presidentin Aurelio De Laurentiis. Milik shpërtheu në pjesën e parë duke shënuar hatrick. Sulmuesi e nisi "vallen e tij" që në minutën e 3', pastaj dyfishoi në të 26' për të kompletuar tregolëshin në të 38'. Në pjesën e dytë pati vend dhe për Mertens për 4-0.

https://streamable.com/s5q1x

Renditja përfundimtare, Salzburg kalon në Europa League.

 

Të fundit